Modelja Kejvina Kthjella ka udhëtuar së fundmi drejt Dubait për disa ditë pushimi. Nga atje sigurisht nuk kanë munguar pozat seksi të modeles, e cila duket se po ja kalon shumë mirë. Mes fotove dhe videove, veçanërisht një prej tyre tërhoqi vëmendjen e ndjekësve.
Kthjella ka publikuar një video ku shfaqet duke nxjerrë në pah fizikun e saj, e veshur me rroba banje dhe me këtë rast ka ironizuar ata që e kanë akuzuar për photoshop.
Kejvina ka qenë shpesh në qendër të akuzave për photoshop nga ndjekësit e saj të cilët jo rrallë herë kanë komentuar në foto të ndryshme të saj.