Dogjën mandatet, PD-LSI në vështirësi për të kandiduar, mbledhin firma për t’u kthyer në Kuvend

0
245

PD dhe LSI duhet të mbledhin secila nga 5 mijë firma mbështetësish. Për këtë, të dy partitë kryesore opozitare kanë marrë formularët nga KQZ dhe kanë nisur mbledhjen e firmave në terren, me qëllim që të depozitojnë listën e kandidatëve për 25 prillin.

Kodi Zgjedhor thotë se të drejtën për të sjellë kandidatë e kanë ato parti që kanë të paktën 1 mandat deputeti në 6 muajt e fundit. PD dhe LSI nuk e njohin Kuvendin, por pavarësisht kësaj, këtë javë, Korab Lita është vetëdeklaruar si i Partisë Demokratike, ndërsa Gjetan Gjetani si deputet i LSI-së.Partitë kanë afat të rregjistrohen në KQZ deri në 15 shkurt. Dy javë më pas, deri në 24 shkurt, duhet të zyrtarizohen marrëveshjet e koalicioneve. Koalicion, sipas ligjit të ri, do të thotë gjithnjë një listë e përbashkët kandidatësh e partive pjesëmarrëse. Kjo listë shumë emërore e renditur sipas preferencës së kryetarit të partisë apo udhëheqësit të koalicionit, duhet dorëzuar në KQZ brenda datës 7 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here