670 të infektuar me Covid dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri

    0
    190

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë më dije se janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

    Gjithashtu janë kryer 3331 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
    262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here