Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.
Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglën e forcës së saj politike.
“Po punoj te mbyll listat e kandidateve ne qarqe. Per sa kohe ma lejo kodi te udhëheq ne kater qarqe per te maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe qe s’e kam vendosur ende”, shprehet Topalli.
Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën Kryeministër.
“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathte. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre qe votojne siglen e PD per te gjetur dhe negociuar per nje kryeministër te pa korruptuar. Nje emer qe nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga Pandemia. ”, tha Jozefina Topalli.