Ngjarja e rëndë dhe e mbuluar me mister/ Prokuroria e Peruxhias bën lëvizjen urgjente për zhdukjen e biznesmenit italian në Pukë

0
257

Zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecerolli, në Shqipëri ka shkaktuar reagime të shumta. Sipas burimeve zyrtare, biznesmeni është gjetur i djegur në makinën e tij në Pukë.

Prokuroria e Peruxhias në Itali ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë. Brenda makinës u gjetën mbetje njerëzore, që do të analizohen për të parë nëse i përkasin italianit.

Biznesmeni italian kishte një rrjet sallonesh bukurie në vendin e tij dhe një hotel me dy yje. Biznesi në Itali nuk po i ecte shumë mirë, raportojnë mediat italiane.

Ai është baba i katër fëmijëve, tre me gruan e parë dhe një me gruan aktuale, një shtetase shqiptare.

Sipas Repubblica, për shkak të konfidencialitetit të hetimeve, prokuroria e Peruxhias nuk jep asnjë informacion.

Mbetet mister se përse italiani gjendej në Pukë. Ai kishte ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, ku do shiste pajisje lazer për sallonet e bukurisë.

Mediat kanë raportuar se zjarri në makinë mund të ketë qenë aksidental. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë i qëllimshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here