Makina përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi në Vorë

    0
    223

    Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje sot në Vorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën dytësore në Vorë.

    Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri në mjetin me drejtues me inicialet K. K., dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

    Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here