Aktori dhe regjisori Laert Vasili u shpreh se ndërtesa ku strehohej Teatri kombëtar ishte jashtë funksionit. Ai tha se ka video ku aleanca e teatrit bënte party me pica dhe tallava
“Ndërtesa ku strehohej Teatri kombëtar ishte jashtë funksionit. Unë kam luajtur premierën e fundit aty dhe një natë e kemi anuluar shfaqen se drejtori teknik na futi poshtë skenës ku kishte 20 cm ujë. Nëse vihej në punë motori i rrotativit të skenës do të hidhej në erë skena.
Kam video ku aleanca e teatri bënte party me pica dhe tallava. I kam videot këtu, se Teatri nuk është restorant, të hanin në shtëpi. Kanë humbur shumë materiale se nuk guxonte që futej njeri brenda në Teatër”, tha Vasili për Ora News.









































