Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fahredin Spahija, i cili është edhe fotograf, ka thënë se do t’i fotografonte nudo deputetet nëse ata do ta kërkonin një gjë të tillë.
I ftuar në ‘Klan Kosova’, Spahija u shpreh se fotografia nudo “nuk është diçka për më qesh me të”. Deklaratë kjo që ‘thumboi, aktoren Adriana Matoshi, e cila po qeshte ndërkohë që ai fliste.
Ndërsa Matoshi, në formë shakaje i është përgjigjur se “njeriu i parë që don me t’u desh, jam unë”.
Më pas Fahredin Spahija i ka thënë që “nuk është problem” dhe se mund t’i bëjë fotografi. Ndërkohë Adriana Matoshi e cila do të landidojë për deputete me listat e Vetëvendosjes, u shpreh me shaka se është e gatshme të bëjë foto nudo kudo, madje edhe në Parlament.
“A do në Parlament apo ku?”, e pyeti Matoshi fotografin.



































