E pyetën pse nuk del më në ekranet shqiptare? Nuk përmbahet ish-banorja e ‘Big Brother’, nxjerr prapaskenat e forta: Në Shqipëri bëhesh e famshme nëse ke takim me drejtorin e TV ose…

0
270

Modelja dhe ish-banorja e ‘Big Brother’ Rike Roçi së fundmi është pyetur nga ndjekësit e saj, pse nuk po shfaqet më nëpër ekranet e TV-ve shqiptare.

Rike është shprehur se televizionet shqiptare nuk e pranojnë njeriun e drejtë por vetëm ata që kanë takime me drejtorin e TV, ose merrem me djemë të martuar dhe kriminelë.

“Pyetje me vend, do flas njher e mirë nuk dua të bëj më asgjë në Shqiperi as intervista, as programe, asgje, asgje. Nuk ka meritokraci ne sallonet e tv shqiptare. Flas per shumicen dhe jo per te gjithe. Behesh e famshme nëse kërkon burrë ne tv, ose nëse ke takim me drejtorin e tv, ose nëse meresh me burrin e martuar kriminel, ose nëse je fry aq shumë me silikon, saqë kjo është stereotipi i bukurisë.Atje nuk e duan thjeshtesinë, nuk e duan njeriun e mire, aty zotëron vetem intriga…E dua vendin tim Shqiperinë, por shumicën e njerëzve jo të marin respektin për dobësi… që kështu”, shkruan e zhgënjyer Rike Roçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here