Google search engine
Home Lifestyle Plas sherri në “PërPuthen”/ Fationi dhe Erisi konfliktohen me njëri-tjetrin

Plas sherri në “PërPuthen”/ Fationi dhe Erisi konfliktohen me njëri-tjetrin

0
244

Një situatë e pazakonte është krijuar në puntatën e sotme në “PërPuthen”, ku Fationi dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar emisionit, u përfshinë në një konflikt.

Gjithçka nisi pasi Lediana kërkoi të largohej nga emisioni, ndërsa Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për këtë janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën.

Por ai u kundërshtua nga Fationi dhe mes tyre nisi një debat i fortë.

Por në një moment, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erisit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë u ngritën për të mos i lënë ata që të përfshiheshin në një konflikt fizik, ndërsa transmetimi u ndërpre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here