Google search engine

    Njerku abuzonte seksualisht prej 3 vitesh me 13 vjeçaren. Ja dëshmitë e rënda që tregon nëna e minorenes

    0
    220

    Një ngjarje tronditëse u raportua disa ditë më parë në Ksamil, ku njerku kishte abuzuar në mënyrë të vazhdueshme me vajzën e bashkëshortes. Mamaja e 13 vjeçares rrëfen për “Shqipëria live” si e mori vesh ngjarjen dhe si reagoi njerku.

    Rrëfimi i nënës, Elentina Xhaferri:

    “Goca thotë që ka që në klasë të 9-të që e ka abuzuar seksualisht. Çdo javë, çdo muaj. Më tregoi se e merrte prej krahu dhe i thoshte mos fol, po fole do të të vras.

    Dhe kur i thosha bashkëshortit ndonjë gjë, kur e pyesja, më thoshte pse ti do të ma largosh gocën që ajo të mos më thërrasë babi?”

    Nëna e të miturës tregon se filloi ta kuptonte para dy vitesh. “Kam para pak pika gjaku gocës para dy viteve, por vajza nuk më tregoi, më tha nuk kam gjë”.

    Më pas, nëna thotë se njerku e pranoi aktin e rëndë: “Më tha: ‘Grua kam kohë që kam shkuar, por e kam ngatërruar me ty’ Goca më tha unë dua që të mos më prekë më.

    Ai tha, po të keqen babi do të largohem, nuk do të ndodhë më”.

    Tashmë, Elidoni ndodhet nën arrest me burg dhe po hetohet për krimin.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here