Misteri i zhdukjes së biznesmenit italian/ 45 vjeçari ka pasur ka pasur konflikte për bizneset, ja çfarë deklaron gruaja e tij shqiptare

0
282

Gruaja e biznesmenit italian Davide Pecorelli-n 45 vjeç, i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë është shumë e shqetësuar për ngjarjen.

Ajo ka thënë se nuk e di në se “Davide ka pasur probleme me dikë”.

Biznesmeni, sipas medieve të huaja kishte probleme si me hotelin me dy yje në Lama ashtu edhe me qendrat e bukurisë dhe dyqanet e parukerisë të themeluara midis San Giustino, Sansepolcro, Città di Castello dhe Corciano.

Me pak fjalë, një situatë e ndërlikuar për të zgjidhur, por ai gjithmonë e kishte zakon të shikonte përpara dhe të provonte aventura të reja sipërmarrëse.

Mister mbetet edhe detaji i makinës me qira që është djegur në Pukë: Pse Davidi përfundoi atje? Ku po shkonte ai? A e ka detyruar dikush, ndoshta për hakmarrje apo për arsye private?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here