Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se sipas sondazheve të tyre LSI del fituese me 34 mandate.
Ajo hodhi poshtë të gjitha sondazhet ku e nxjerrin një forcë që ka një rënie të madhe krahasuar me zgjedhjet e 2017, ndërsa thotë se në fakt më 25 prill LSI do marrë 34 mandate.
“Në sondazhet tona tregojnë se mund të marrim 34 mandate”, tha Kryemadhi për Report Tv.










































