Google search engine

    Java e dytë e vaksinimit, Manastirliu tregon sa mjekë janë vaksinuar deri tani

    0
    234

    Në stadiumin “Air Albania” ka nisur java e dytë e vaksinimit ku këtë të hënë ka qenë radha e mjekëve dhe infermierëve të spitalit infektiv COVID të pediatrisë.

    Sot do të marrin dozën e parë mjekë dhe infermierë të tjerë. Manastirliu bëri të ditur se në total janë 447 mjekë të cilët tashmë janë të mbrojtur nga Covid pasi kanë marrë vaksinën Pfizer.

    ‘Është një ditë e bukur se ne vijojmë me planin tonë të vaksinimit. Kemi arritur që në total të vaksinojmë 447 mjekë total, që janë në vijën e parë të vaksinimit. Vaksinimi do të vijojë sipas planit.’– shprehet Manastirliu.

    ‘Ministrja Ogerta Manastirliu me mjekët dhe infermierët e pavionit COVID të Pediatrisë Infektive, të cilët nisën javën e dytë të vaksinimit antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania 447 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës janë sot më të mbrojtur ngakoronavirusi i rrezikshëm, ndërsa do të vijojmë me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.’- shkruan Rama në postimin e videos së ministres në Facebook-un e tij.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here