Qytetarët gjermanë që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe refuzojnë karantinën do të mbahen m detyrim në qendrat e paraburgimit.
Ky është vendimi i fundit i marrë nga shteti lindor i Saksonisë në Gjermani, pasi numri it ë infektuarve në këtë rajon ka qenë shumë i madh dhe spitalet kanë qenë të tejmbushur.
Edhe shteti i Baden-Ëürttemberg në Gjermaninë jug-perëndimore do të përdorë dy dhoma spitali për të ndaluar shkelësit e karantinës, me policinë që do të jetë në ruajtje të tyre.