Një punëtor i kontraktuar nga Bashkia Lezhë ka rrahur duke e goditur me sende të forta nga prift ortodoks të qytetit, Koço Kapedani.
Videoja e dhunës është publikuar në rrjetet sociale dhe siç shihet nga pamjet, prifti është goditur dhe është shtyrë nga një person i veshur me uniformën e punëtorit.
Sendi me të cilin ai e ka goditur priftin e moshuar mendohet që të jetë hekur.
Nuk dihet akoma nëse prifti Kapedani ka bërë ndonjë denoncim për personin që e ka dhunuar.








































