Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar lëvizjet e ish zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim të cilët tashmë janë pozicionuar përkrah PS.
Ai tha se LSI është një parti që po shkërmoqet.
“Më vjen mirë që presidenti është në fushatë për partinë e bashkëshortes. Ky president e ka kthyer Presidencën në një zyrë opozite. I them çdo demokrati që për shkak të Lulzimit nuk lulëzoi kurrë që çdo votë për PD, është votë për Ilir Metën. Zoti Naço ka vendosur të largohet nga LSI dhe kjo është një çështje që nuk e kemi diskutuar. Në momentin e duhur Kryesia do të vendosë. LSI është një parti që po shkërmoqet dhe jam dakord me Lulzim Bashën në 2017 që LSI ta çojmë për skrap. LSI është në proces shkërmoqje dhe figura të saj kanë kërkuar të bashkohen me PS. Në momentin e duhur do të kemi vendimmarrje për këtë çështje”, u shpreh Balla për A2.










































