Temperaturat e ulëta të ditës së sotme nuk e kanë ndaluar Ambasadoren amerikan, Yuri Kim të shijojë fundjavën.
Në Instagram ku ka postuar disa foto, Kim ka zgjedhur qendrën e kryeqytetit dhe Liqenin Artificial, për të një shëtitje me miqtë e saj.
Dhe e ndodhur në qendër, pranë bustit të Skënderbeut, ambasadorja nuk ka harruar të përkujtojë 553-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.
“Është një ditë e mrekullueshme në Tiranë, perfekte për një shëtitje. Së bashku me miqtë e mi italianë dhe suedezë, ne nderojmë Skenderbeun, i cili vdiq më 17 janar të vitit 1468. Fryma e tij e këmbënguljes dhe e guximit qoftë e përjetshme!”, shkruan Yuri Kim krahas fotove.













































