Një tjetër mjek ka humbur jetën në vendin tonë si pasojë e COVID-19. Doktor Bardhyl Beqo, pas një beteje të gjatë me virusin mbylli sytë përgjithmonë dje.
Mësohet se doktor Bardhyl Beqo ishte i shtruar prej disa javësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ku ndodhej në terapi intensive. Dy ditët e fundit kishte shfaqur përmirësim në gjendjen e tij shëndetësore dhe dje po përgatitej që të dilte nga spitali, por fatkeqësisht humbi jetën papritur.
Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët bëjnë të ditur se lamtumira e fundit doktor Bardhyl Beqos do t’i jepet ditën e sotme.
Doktor Bardhyl Beqo në fillimet e karrierës së tij e ushtroi profesionin në qytetin e tij të lindjes në Ersekë dhe prej vitesh punonte në Tiranë.








































