Google search engine
Home Lifestyle “Do të doja një skenë erotike me të”, muzikanti Genc Salihu thotë...

“Do të doja një skenë erotike me të”, muzikanti Genc Salihu thotë për herë të parë emrin e këngëtares shqiptare me të cilën ka qenë i dashuruar

0
273

Muzikanti nga Kosova Genc Salihu bëri mbrëmjen e djeshme një rrëfim ndryshe për jetën e tij. I ftuar në emisionin ‘Shiko kush Luan’, ai u bë pjesë e sfidave të ndryshme, duke iu përgjigjur kështu edhe pyetjeve me spec.

Në një prej sfidave, Gencit iu risoll në vëmendje roli i tij në filmin “Martesa” ku ai është puthur në buzë me një mashkull, skenë e cila është komentuar shumë në media.

I pyetur se me cilin mashkull tjetër të famshëm shqiptar do e ripërsëriste atë skenë, Genci tha emrin e Ledri Vulës. Në një tjetër sfidë, Genci tregoi se dikur ka qenë i dashuruar me Ledina Çelon, e pëlqente shumë si dukej, si këndonte dhe do donte një skenë erotike me të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here