Një vajzë 10-vjeçare hubi jetën mesditën e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti tragjik.
Drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksident me 10-vjeçaren është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Nr.4.
Në dëshminë e tij fillestare ka treguar se në momentin e aksidentit, e mitura ka dalë nga dera e shtëpisë dhe i ka prerë rrugën. Për pasojë, nuk ka mundur ta kontrollojë mjetin për të shmangur ngjarjen tragjike.
Përplasja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit, në Tiranë, ku makina aksidenti për vdekje të miturën e identifikuar me inicialet A.P.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











































