Partitë politike kanë ndezur prej kohësh tashmë motorët e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
Kreu i PD-së Lulzim Basha u ka dërgura mesazh anëtarëve të kryesisë dhe krerëve të degëve të PD-së ku kërkon ndihmën e tyre.
Nevvs 24 ka siguruar mesazhin e Bashës që u kërkon të ndajnë në profilet e tyre postimet Partisë Demokratike.
“Rrjetet sociale, thotë kryedemokrati, në kohën e pandemisë, por edhe për faktin se shumë media nuk e pasqyrojnë, mbeten mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve drejt qytetarëve. Ndaj, ju kërkon të bashkëpunojnë dhe ndajnë në profilet e tyre postimet e PD, në mënyrë që të shpërndahen dhe rishpërndahen sa më shumë”, thuhet në mesazh.
