Emisioni dating, “PërPuthen” ka nisur sot me djem të rinj, teksa prurja e re në program është një djalë i quajtur Kristjan Marcinaj, 27-vjeç. Mësohet se djali në fjalë ka lindur në Kretë dhe jeton në Tiranë, teksa është një është një mjek popullor.
Gjithashtu Kristjani ka shëruar disa sëmundje, një ndër to migrenën. Ndër të tjera, djali simpatik u shpreh se në emision ka ardhur që të ballafaqohet me frikën , teksa deklaroi se dëshiron t’i njeh të gjitha vajzat dhe pse jo të ketë një përputhje me një nga ato.
Arjan Konomi ka mbetur i befasuar për moshën që ka dhe që ushtron atë profesion. Djali iu përgjigj se studimi i tij ka qenë shumë i thelluar dhe me kalimin e kohës ai shpreson të përmirësohet edhe më shumë










































