Eugena Tomini: Të dhënat po na tregojnë rënien e agresivitetit të koronavitusit në Shqipëri

    0
    294

    Rënien e numrit të të shtruarve në spitale, pavarësisht shifrave të infeksionit, ekspertët e shpjegojnë me rënien e agresivitetit të virusit COVID-19.

    Sipas shefes së epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini ky është shpjegimi për uljen e kërkesës për trajtim spitalor në javët e fundit:

    “Kemi ulje të vdekjeve dhe të hospitalizuarve. Ka transmetim komunitar dhe ndërkohe duket një ulje të agresivitet të shprehur që kërkon trajtim spitalor”.

    E pyetur se si e shohin ekspertët luhatjet e kurbës së të infektuarve dhe rritjes së shifrave, Tomini thotë se kjo situatë do të vijojë edhe për një javë:

    “Pritet një tendence në rritje në këto tre javët e parë të muajit Janar. Gjithsesi luhatjet e kurbës epidemike janë edhe sjellje fiziologjike të virusit dhe varet nga hetimi epidemiologjik, numri i rasteve që kërkojnë referencë.

    Prandaj hera herës kanë dhe luhatje të pozitivitet të konfirmuar kundrejt referimit”.

    Deri tani Shqipëria nuk ka nisur asnjë mostër për analiza të thelluara në Londër për mutacionin e ri pasi Sipas ekspertëve asnjë mostër e marrë për COVID-19 nuk ka rezultuar e dyshimtë për mutacionin e ri.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here