Google search engine
Home Lifestyle Shëndet Forcon imunitetin dhe largon stresin, mësoni si të përgatisni çajin më të...

Forcon imunitetin dhe largon stresin, mësoni si të përgatisni çajin më të shijshëm që keni pirë ndonjëherë

0
306

Kamomili është një nga bimët mjekësore më të shëndetshme për organizmin.

Çaji i bërë prej tij është një kurë shumë e mirë për shqetësimet fizike por edhe emocionale.

Ky çaj fantastik bimor ndihmon kundër pagjumësisë, përmirëson sistemin imunitar dhe largon stresin.Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i kamomilit qetëson nervat, eliminon gazrat e stomakut, lehtëson tretjen dhe shumë më tepër.

Ky lëng plot vlera mund të shijohet veçmas por edhe duke u kombinuar me përbërës të tjerë të rëndësishëm siç është xhenxhefili.

Çaj Kamomili me xhenxhefil

Përbërësit:

1 lugë çaji me lule kamomili,

1 gotë e gjysmë me ujë,

Gjysëm luge çaji me kanellë pluhur.

Një majë luge me xhenxhefil pluhur ose një copë e vogël xhenxhefili të freskët të grirë hollë.

Një lugë çaji me mjaltë (opsionale)

Përgatitja:

Ziejeni ujin dhe fusni kamomilin.

Mbajeni për 4-10 minuta.

Më pas, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin.

Pasi të zjejë për pak minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltin.

Kur konsumohet gjatë darkës, ky çaj ka aftësinë të ndihmojë trupin dhe organizmin të çlodhet, e të bëhet gati për një gjumë të rehatshëm e të qetë.

Vlerat E çajit të kamomilit

E sjell gjumin sa hap e mbyll sytë

Çaji i kamomilit dhe vajrat që kanë si përbërës këtë bimë përdoren gjerësisht për vetitë e tyre qetësuese.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë provuar se përbërja kimike e kamomilit ka veti qetësuese.

Për një frymëmarrje më të qetë gjatë ftohjes

Nuk mund të themi se kamomili është një kurë për ftohjet, por ai mund të qetësojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga simptomat.Studimet tregojnë se thithja e avullit që përmban ekstrakte kamomili zbut problemet e shkaktuara nga infesksioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Kamomili përmban elementë anti-inflamator, të cilat mund të shpjegojnë këtë efekt pozitiv.

Stres? 

Konsumoni kamomil për të ulur nivelin e stresit.

Kamomili përmban apigenin, një përbërës që ka efekte që luftojnë ankthin.Një studim zbuloi se pacientët që përjetonin shpesh herë ankth treguan përmirësime nga marrja e ekstrakteve të kamomilit nëpërmjet kapsulave.

Kamomili ndër të tjera përdoret edhe për kurimin e dhimbjeve të stomakut, të barkut dhe si vaj për të kuruar plagët, ekzemat./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here