Ahmetaj: 1.6 mld lekë për shkollat në Tiranë, Rama batuta me Veliajn: Sa ju do qeveria juve

    0
    239

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Rama thotë se fëmijët do të kthehen në bankat e shkollave të reja, që i cilëson më të mira se ato të BE.

    “Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti Fëmijët e mësuesit e prekur nga 26 nëntori i shkuar, po kthehen e do vazhdojnë të kthehen në hapësira fantastike mësimore, njësoj si shkollat më të mira të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

    Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi gjatë inspektimit se në gjatë fushatës së rindërtimit janë ndërtuar më shumë shkolla se për 30 vite në Shqipëri ndërsa shtoi se Bashkisë së Tiranës i ka kaluar një fond prej 1.6 mld lekësh për të ndërtuar shkolla të reja. Nuk munguan as batutat e kreut të qeverisë me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

    Pjesë nga biseda

    Veliaj: Ka qenë një shkollë shumë e vogël. Për 300 nxënës. Shkolla e re ka trefishuar kapacitetin

    Ahmetaj: Bashkisë së Tiranës i kalon një fond prej 1.6 mld lekë për një numër të ri shkollash. Në këto muaj Kemi ndërtuar më shumë shkolla se sa janë ndërtuar në 30 vite.

    Rama: Po nga fondet e BE ka Tirana?

    Veliaj: Ka Tirana. Shkollat e reja po i bëjmë vetëm me të qeverisë. Me fondet e BE po bëjmë vetëm rikonstruksione

    Rama: Sa ju do qeveria juve të Tiranës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here