14-vjeçarja shqiptare ‘i hapet’ nënës kur ajo i tha ‘do vras veten’: Mos më lë vetëm me babain, ka 1 vit që abuzon me mua

    0
    257

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Treviso të Italisë, ku mësohet se një 14-vjeçare shqiptare është abuzuar për një kohë të gjatë nga babai i saj.

    46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij për 1 vit rresht. Aktin monstruoz e zbuloi nëna e saj e cila gjithashtu dhunohej nga i shoqi.

    Një ditë, ajo i tha vajzës së saj “Dua të vdes, do vras veten”. Aty e bija rrëfeu ngjarjen e rëndë duke i kërkuar të ëmës të mos e lërë vetëm me të atin, raportojnë mediat italiane.

    Gruaja më pas vendos të hetojë dhe zbulon të vërtetën e tmerrshme. Babai “monstër” u largua nga banesa, ndërsa gjykata vendosi një ndihmë sociale për të shoqen dhe fëmijët e tyre.

    E mitura tha se në fillim i ati e kishte ngacmuar duke e prekur me duar ndërsa më pas e kishte abuzuar atë seksualisht.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here