Google search engine
Home Bota Rajoni Situata nga COVID-19/Testi nuk do të jetë më i nevojshëm për të...

Situata nga COVID-19/Testi nuk do të jetë më i nevojshëm për të hyrë në Mal të Zi

0
300

Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i detyrueshëm për të hyrë në Mal të Zi.

Ministrja e Shëndetësisë e vendit, Jellena Boroviniq Bojoviq, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.

Boroviniq Bojoviq tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave dhe  sipas saj, lehtësimi i masave është bërë pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Sakaq, Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar këtë të hënë edhe për 388 raste të reja me koronavirus dhe për 4 viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë vend me mbi 620,000 banorë, aktualisht është 9,595.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here