Google search engine
Home Aktualitet Fjolla Morina del përpara trupit gjykues, gjykata merr vedndimin për këngëtaren dhe...

Fjolla Morina del përpara trupit gjykues, gjykata merr vedndimin për këngëtaren dhe Fisnik Morinën

0
259

Sot Gjykata e Kukësit ka shqyrtuar kërkesën ndaj këngëtares Fjolla Morina. Gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të shtetases kosovare Fjolla Morina e akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në të njejtën seancë Gjykata e Kukësit ka vendosur pushimin e ndjekjes penale te shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Pra këngetarja Fjolla Morina shkon si e akuzuar e vetme dhe jo në bashkëpunim. Burime bëjnë të ditur se kengetarja Fjolla Morina e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i ka kërkuar gjykatës që çështja në ngarkim të saj të gjykohet me gjykim të shkurtuar pasi çështja mund te zgjidhet në themel në gjendjen që janë aktet.

Edhe ne seancën e sotme Fjolla Morina në deklarimin e saj para trupit gjykues është shprehur se armën nuk e ka patur për qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë. Fjolla Morina vazhdon të jetë ë në arrest shtepiak në qytetin e Kukësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here