Google search engine
Home Politike Zbardhen emrat/ Kush jane zyrtarët e lartë të PS që LSI i...

Zbardhen emrat/ Kush jane zyrtarët e lartë të PS që LSI i ka paditur sot në SPAK

0
277

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar pranë Prokurorisë se Posaçme zyrtarë të Partisë Socialiste.
Bëhet me dije se kallëzimi në SPAK është dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, i cili akuzon se zyrtatët e PS-së kanë shpërdoruar detyrën në interes elektoral.

Në kallëzimin janë 10 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

Edi Rama, Kryeministër
Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
Xhemal Qefaliaj, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, etj.
Toni Hogu, Prefekt i Qarkut Tiranë
Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak
Adrian Tufa, Kryetar i Njësisë Administrative Farke
Besnik Bali, Kryetar i Njësisë Administrative Baldushk
Kujtojmë që 5 ditë më parë edhe PD ka dërguar në SPAK zyrtarët e PS për shpërdorim detyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here