Zëdhënësja e Dhomës Amerikane, Nancy Pelosi, në një mbledhje të fundit ka diskutuar me ligjvënësit për mundësinë e heqjes së Donald Trump nga detyra përpara se të nisë procesi i shkarkimit.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë në bazë të një rezolute, që i kërkon Mike Pence të heqë kompetencat presidenciale nga Trump.
Demokratët pritet të ngrenë një akuzë për nxitje të kryengritjeve ndaj Trump, si aktori kryesor për sulmet në Kapitol.Procesi i parë i votimit për shkarkimin e tij pritet të mbahet të hënën.
Pelosi i ka bërë kërkesë kongresmenëve dhe senatorëve që të votojnë për emërimin e Mike Pence në vend të Trump, deri në marrjen e detyrës nga Joe Biden. Pence do të mbajë postin e Presidentit të përkohshëm të SHBA.