Google search engine
Home Politike Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier/Pronaret e tokës kundërshtojnë vendimin e...

Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier/Pronaret e tokës kundërshtojnë vendimin e qeverisë Rama

0
266

Një pjesë e banorëve të fshatit Daullas në Fier kanë kundërshtuar ditën e sotme, vendimin e qeverisë për ndërtimin e spitalit rajonal në tokat e tyre.Disa prej tyre janë pro ndërtimit dhe disa të tjerë e kundërshtojnë këtë plan.

Sipas TCh janë 10 familje që preken dhe nuk janë dakord me çmimin prej 260 lekësh për metër katror.

Presidenti i Turqisë, Recep Taypp Erdogan i premtoi kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Ankara, se më 7 prill spitali rajonal i Fierit do të jetë gati.Më 9 janar, Rama shkoi në Fier për të caktuar vendin ku do të  hidhen themelet e spitalit të ri.

Ai tha se për një periudhe kohe te pacaktuar, spitali i Fierit do të administrohet  nga një staf turk e me pas kompetencat do i kalohen drejtuesve shqiptarë.Rama theksoi se pas përcaktimit të zonës, me  pronaret e tokës do lidhet marrëveshje për shpronësimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here