Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë për dergimin në gjyq të dosjes ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por ka rivendosur në sekuestro pasuritë e tij.
Apeli ka vleresuar të drejtë verdiktin e Gjykatës së Posaçme për kalimin e dosjes në gjykim për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”.
Por ka ndryshuar qëndrim, sa i perket pasurisë. Sipas Apelit, vendimi i Shkallës së Parë që liroi pasuritë e Llallës nga sekuestro duhet të ndryshohet.
Ky vendim për “ngrirje” të pasurive të Llallës është i dyti në radhë. Pas kalimit të dosjes së tij në gjyq, Gjykata e Posaçme risekuestroi pasuritë e tij në zbatim të ligjit anti-mafia.






































