Moisi Habilaj është arratisur nga shtëpia ku qëndronte me urdhër të drejtësisë italiane në “Arrest shtëpie”.
Në 29 maj 2020, Habilaj u lirua nga burgu dhe u la me ‘arrest shtëpie’. Habilaj akuzohej nga Prokuroria italiane se ishte në krye të një bande të lidhur me trafikimin e drogës dhe armëve nga Shqipëria drejt Sicilisë.
Ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë.
Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Ky vendim erdhi pasi në maj Gjykata ndryshoi masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në “arrest shtëpie” Habilajn. Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias tashmë kanë vendosur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.






































