Pas historisë që bëri bujë në media, Ana deklaroi se ka nisur menjëherë procedurat gjyqësore për cënim privatësie dhe dëmtim imazhi me publikimin e fotos nga Arjoni.
Megjithatë së fundmi Arjoni përmes një postimi në InstaStory, i pyetur nga fansat për gjyqin, tha: “Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim”, është shprehur ish-protagonisti i “Përputhen”.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Ana, e cila e ftuar në “Trotuar”, ka treguar se është në një proces gjyqësor duke hedhur poshtë deklaratën e Arjonit.
“Unë jam në një proces gjyqësor dhe s’më lejohet fare të flas për këtë temë”, tha Ana.








































