“Ai ishte i gjakosur në fytyrë, unë ia hoqa nga duart autorin”, fqinji zbardh ngjarjen e rëndë në Korçë, si shpëtuan kambisti dhe familja e tij nga grabitësit e armatosur

0
260

Një nga fqinjët ka treguar se si ka ndodhur grabitja në Korçë, teksa zbulon edhe për përleshjen që kambisti ka pasur me një nga autorët.

Ky i fundit së bashku me gruan dhe me djalin e tij janë përleshur fizikisht me autorët, ndërsa një prej grabitësve e kanë dhunuar dhe e kanë shtrirë në tokë, deri në mbërritjen e policisë, që i vuri prangat.

Si kambisti, ashtu dhe një prej grabitësve u çuan për mjekim në spital, ndërsa lëndime më të lehta ka marrë bashkëshortja dhe djali i kambistit, që po ashtu kanë parë të gjithë skenën.

Dy grabitësit e tjerë kanë mundur t’ia mbathin nga vendngjarja, së bashku me sasinë e parave të marra nga banesa, shuma e të cilave nuk dihet ende. Kjo është hera e katërt që banesa e kambistit grabitet, ndërsa ngjarjet zakonisht kanë mbetur të pazbardhura nga ana e Policisë.

Një prej fqinjëve të tij, i cili ka parë të gjithë ngjarjen, tregon edhe momentet kur i ka kërkuar kambistit që të mos e vriste grabitësin që kishte mundur që të kapte.

“E sulmuan nga rruga sipër. Katër thonë ato, po unë i pashë katër. Pashë vetëm një që Shefqeti e kishte vënë poshtë, Shefqeti i gjakosur këtej, gruaja e goditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa derën. I vajti tjetri me pistoletë i tha lëshojë, Shefqeti i tha “nuk e lëshoj më vrit”.

Kjo ishte e gjithë. Unë pashë me doreza, autorin, për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin, lëre se vjen policia i thashë. E kanë goditur Shefqetin te koka, fytyra, djalin nga duar, iu gjend e gjithë lagjja në ndihmë, ça të bënim”, tregon ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here