Google search engine
Home Aktualitet Ulet niveli i prurjeve në Vjosë, Drini rikthehet në shtrat. Disa banesa...

Ulet niveli i prurjeve në Vjosë, Drini rikthehet në shtrat. Disa banesa të përmbytura në Fushë-Krujë

0
272

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa disa zona janë përmbytur. Ndonëse reshjet përgjatë ditës së djeshme kanë qenë intensive, gjatë natës pati një lehtësim të situatës, çka çoi që niveli i ujit në lumin Vjosë të shënonte rënie.

Po ashtu bëhet e ditur se dhe lumi Drin është rikthyer në shtrat të vetë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji.

Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here