Google search engine
Home Aktualitet U kap me armë në kufi, Gjykata e Kukësit trondit Fjolla Morinën...

U kap me armë në kufi, Gjykata e Kukësit trondit Fjolla Morinën dhe partnerin e saj me akuzën e re

0
277

Këngëtarja Fjolla Morina ka marrë një lajm aspak të mirë nga Gjykata e Kukësit në lidhje me çështjen e saj. Mësohet se ka ndryshuar akuza, nga  “armëmbajtje pa leje”, “në trafikim të armëve dhe municioneve”.

Këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla, dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.

Kujtojmë që më 19 shtator këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Ndërsa në makinë ishte i dashuri i saj dhe shoferi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here