Platforma “WyScout” ka bërë një studim teksa ka vendosur në “sitë” moshën mesatare në 73 kampionate të ndryshme të botës. Nga kjo rezulton se Kategoria Superiore mban vendin e shtatë në këtë klasifikim, i cili merr për bazë sezonin e kaluar dhe fillimin e këtij sezoni deri në përfundim të vitit 2020.
Sipas “WyScout”, mosha mesatare në Superiore është 24.99 vjeç dhe kjo e bën elitën e futbollit shqiptar të lejë pas vetes kampionate si ai slloven, danez, austriak, belg apo serb. Ndërkohë, në këtë listë më mirë janë Holanda, Kroacia apo Mali i Zi.
Për t’u theksuar se kjo listë kryesohet nga kampionati i Kirgistanit që ka një moshë mesatare prej 23.36 vjeç. Sakaq, sa i përket, ekipit me moshën mesatare më të re në Superiore është Apolonia (22 vjeç), e më pas me radhë Skënderbeu, Bylis, Tirana, Laçi, Kukësi, Partizani, Vllaznia dhe Kastrioti teksa listën e mbyll Teuta (28.5 vjeç).








































