Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës dhe ne orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu që kanë sjellë edhe rënie gurësh e materialesh në rrugë.
Sipas saj, kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në terren dhe kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës, si në Kalimash-Fushë Arrëz ku po punohet akoma për pastrimin e rrugës, Elbasan-Peqin, Berat-Çorovodë, Peshkopi-Qafë Drajë km 30.5, Sarandë-Borsh ku janë instaluar neë jersey dhe sinjalistika provizore.
Nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kombëtare. Në segmentin Gramsh-Kotovjat (vendi i quajtur shkëmbi i Bërsnikut) ka ndodhur një rreshqitje masive, nga skarpata.
Ëshë ndrhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë dhe për një kohë të shkurtër është bërë për pastrimi i saj. Aktualisht rruga është e pastër dhe qarkullimi vijon normalisht.








































