Google search engine
Home Sport Plas keq dhuna në futbollin shqiptar, rrihet arbitri

Plas keq dhuna në futbollin shqiptar, rrihet arbitri

0
336

Ndeshjet luhen pa tifozë, por incidentet nuk mungojnë, madje edhe kur përfundon loja. Menjëherë pasi është mbyllur takimi i sotëm në Kurbin, Laçi-Kukësi 3-2, është ushtruar dhunë ndaj arbitrit kryesor të këtij takimi, Kreshnik Bajramaj.

Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës ka qenë një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë reagimi do të ketë nga FSHF dhe vetë Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here