Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në disa rrugë në Bashkinë Mat.
Kryetari i Bashkisë, Agron Malaj bën me dije se janë marrë të gjitha masat për të bërë pastrimin e menjëhershëm duke ndërhyrë me mjetet e tyre.
“Kemi ndërhyrë në segmentin Urak-Bruç-Rukaj, Urxuall-Dukagjin, në fshatrat Urxuall, Frankth dhe Karicë”, sqaron Bashkia Mat.
E ndërsa i gjithë vendi është nën pushtetin e reshjeve të shiut, pushteti vendor në bashkëpunim me Asgjësinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po përpiqen të mbajnë situatën nën kontroll.









































