Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar tragjedinë e 17 viteve më parë, 9 janar 2004, ku humbën jetën të paktën 28 persona teksa një gomone u mbyt në det.
Meta thotë se duhet të bëjmë gjithçka që tragjedi të tilla të mos përsëriten.
POSTIMI I METES
Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.
Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!








































