Google search engine
Home Aktualitet Me taksi për të humbur gjurmët, në pranga “pasagjeri” që tregtonte fara...

Me taksi për të humbur gjurmët, në pranga “pasagjeri” që tregtonte fara kanabisi

0
236

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 37-vjeçar pasi tregtonte fara kanabisi.

Ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri” pasi lëvizte si pasagjer me taksi për të humbur gjurmët dhe në momentin e arrestimit iu sekuestruan 2 kg fara kanabisi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet që dispononte Seksioni i Narkotikëve në DVP Durrës, për një shtetas që tregtonte fara të lëndës narkotike cannabis sativa dhe se për të humbur gjurmët lëviste si pasagjer me taksi, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Pasagjeri”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

S. P., 37 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara se në një mjet taksi po udhëtonte si pasagjer shtetasi S. P., i cili kishte një sasi të konsiderueshme fara të bimës narkotike cannabis sativa me qëllim për ti tregtuar në Durrës, në vendin e quajtur “Rrotondo e Plepave”, kanë ndaluar mjetin në të cilin ndodhej ky shtetas.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. P., iu gjend një sasi prej 20 gr fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe në bagazhin e mjetit janë gjetur në dy kuti kartoni me një sasi prej 2 kg fara të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here