Në një intervistë për ‘News24’ Eugena Tomini tha se këto ditët e fundit është vënë re një tendencë në rritje të rasteve me COVID, ndërsa efektet e masave do shihen ne vazhdimin.Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP ka deklaruar se Shqipëria është larg imunitetit të tufës.
Tomini foli edhe për vaksinën anti-COVID, ku tha se fëmijët nën 16 vjeç nuk do ta marrin vaksinën, gjithashtu këtij grupi i bashkohen gratë shtatzënë dhe ato që janë në laktacion, që ushqejnë fëmijët me gji. “Vaksina që është në aplikim Pfizer ka një irritim një temperaturë, dhimbje muskulare, një fryrje tëë gjendrave lifatike. Por në përgjithësi janë reaksione minimale. Ashtu siç ndodh edhe ne vaksinat tjera. Grupet që nuk do ta marrin janë fëmijët nën 16 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në laktacion.








































