Google search engine
Home Aktualitet Erëra të forta dhe rrebeshe shiu, mësoni si parashikohet të jetë moti...

Erëra të forta dhe rrebeshe shiu, mësoni si parashikohet të jetë moti gjatë gjithë ditës së sotme në vendin tonë

0
276

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore, herë pas here do kemi pushim të reshjeve në vendin tonë. Parashikohet që edhe pjesë e dytë e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C  deri në 12°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.Ad by Valueimpression

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanikë dhe Europa Qëndrore mbeten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. POR gjithë pjesa tjetër e kontinetit Europian vijon me reshje të dendura shiu e dëbore, KU më problematike paraqitet situata në pellgun e mesdheut.

Kosova

Orët e para të ditës nisin me vranësira dhe reshje dëbore në territorin e Kosovës, situatë e cila vijon gjatë gjithë ditës edhe pse pas mesditës do kemi intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Reshje dëbore dhe shira të pakët dominojnë motin në MV që orët e para të ditës. Edhe pjesa tjetër e ditës mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here