Google search engine
Home Aktualitet Aksident në Korçë- Maliq, makina humb kontrollin dhe përmbyset

Aksident në Korçë- Maliq, makina humb kontrollin dhe përmbyset

0
321

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Maliq, fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Një automjet tip Citroën C3 ka humbur kontrollin e për rrjedhojë është përmbysur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Libonikut.

Shkak dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë ku për pasojë mjeti ka rrëshqitur. Drejtuesi i saj ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital. Sakaq, policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here