Një lajm të mirë ka ardhur nga shefi i Modernas, i cili bën të ditur se vaksina e prodhuar nga kompania e tyre mund të ofrojë mbrojtje nga COVID-19 deri në 2 vjet.
Duke pasur parasysh faktin se zhvillimi i vaksinave zakonisht kërkon vite, kohëzgjatja e mbrojtjes së vaksinave për COVID-19 është një çështje e diskutueshme për shkencëtarët dhe rregullatorët.
“Skenarit të makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksiononte vetëm një ose dy muaj, mendoj se i ka ardhur fundi”, tha CEO i Moderna, Stephane Bancel.
Bancel shtoi se kompania e tij ishte gati të provonte se vaksina e saj do të ishte gjithashtu efektive kundër varianteve të koronavirusit të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut.
































