Tronditëse: Koronavirusi i merr jetën edhe një 21-vjeçari në Durrës

    0
    262

    Koronavirusi nuk po u merr jetën vetëm moshave të vjetra, por edhe të rinjve.

    Ministria e Shëndetësisë bëri me dije sot se për shkak të Covid-19, ka humbur jetën edhe një 21-vjeçar në Durrës.

    Viktima është Visar Bici, i lindur në Bulqizë dhe me banim në Durrës.

    I riu ishte i shtruar prej pak ditësh në Spitalin Infektiv, ku edhe ndërroi jetë pasditen e datës 7 janar.

    Mësohet se i riu kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në spital.

    Ai ishte në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri me familjen, por një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital.

    Mësohet se i riu ishte rreth 160 kilogram dhe kishte edhe sëmundje të tjera, të cilat kanë rënduar gjendjen e tij.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here