Tensionet në SHBA/ Michelle Obama del me deklaratë të fortë kundër Trump

0
316

Ish-zonja e parë e SHBA-ve Michelle Obama bëri një deklaratë të fortë në Tëitter sot rreth trazirave të djeshme në Kapitol dhe u bëri thirrje kompanive të mediave sociale ta lënë jashtë platformave të tyre presidentin Donald Trump.

“Tani është koha që kompanitë e Silicon Valley të ndalojnë mundësimin e kësaj sjellje monstruoze – dhe të shkojnë edhe më larg sesa kanë bërë tashmë duke e ndaluar  përgjithmonë këtë njeri nga platformat e tyre,” tha ajo.

Facebook dhe Tëitter ndërmorën të mërkurën hapin e mbylljes së llogarisë së Trump në platformat e tyre pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit për të protestuar ndaj rezultatit të zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here